KESH forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e energjisë!

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Électricité de France dhe Agence Française de Développement për një bashkëpunim të avancuar në fushën e ruajtjes së energjisë, me synim zhvillimin e kapaciteteve të ruajtjes përmes vlerësimit dhe identifikimit të teknologjive më të përshtatshme për integrim në infrastrukturën ekzistuese. Ky projekt do të ndihmojë në integrimin më të madh të energjisë së rinovueshme, rritjen e sigurisë së furnizimit dhe modernizimin e sistemit elektroenergjetik, një hap i rëndësishëm drejt tranzicionit energjetik dhe integrimit europian të vendit

Gjeni në vijim njoftimin e plotë: