Në ambientet e KESH-it, zhvilluam një takim të frytshëm me delegacionet nga Kosova, përfaqësues të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT).
Çështjet kryesore që diskutuam:
• Thellimi i marrëdhënieve strategjike mes institucioneve tona energjetike.
• Planifikimi dhe koordinimi për projekte të përbashkëta me impakt afatgjatë.
• Rritja e eficiencës dhe qëndrueshmërisë në sektorin energjetik.
Takimi u finalizua me angazhime konkrete për të avancuar projektet që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë energjetike të rajonit.




