Solar Energy of Albania Sh.a., kompania bijë e KESH Sh.a., dhe Joint Venture Gamma–Sungrow FPV nënshkruan kontratën për Projektimin, Ndërtimin dhe Operimin e impiantit fotovoltaik lundrues në liqenin e HEC-it të Vaut të Dejës.
Kapaciteti i këtij impianti do të jetë 12.97 MWp, ndërsa prodhimi i parashikuar në vitin e parë arrin në 18,808 MWh/vit, me një prodhim mesatar prej 17,822 MWh/vit gjatë gjithë jetës së tij. Kontrata përfshin projektin e detajuar, furnizimin, instalimin, testimin, si dhe periudhën e operimit dhe mirëmbajtjes për 2 vjet.
Ky projekt është një bashkëfinancim mes KESH në rolin e sponsorit, BERZH – Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe do të mbështetet nga WBIF – Fondi i Bashkuar Europian për Ballkanin Perëndimor. Edhe pse impiantet fotovoltaik lundrues konsiderohen ende një teknologji e re, sistemi i ankorimit të impiantit do të sigurojë operim normal edhe me luhatje deri në 15 metra të nivelit të ujit dhe rezistencë ndaj erës maksimale për 50 vitet e ardhshme.
KESH vazhdon të jetë në krye të zhvillimit të energjisë së rinovueshme në Shqipëri!




