Sot, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (𝗞𝗘𝗦𝗛 𝘀𝗵.𝗮.) dhe Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të Kosovës (𝗞𝗢𝗦𝗧𝗧 𝘀𝗵.𝗮.) nënshkruan kontratën për ofrimin e shërbimit të rezervës manuale për restaurimin e frekuencës për vitin 2025.

Kontrata, e firmosur nga Administratori i KESH sh.a., Z. Elezi, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a., Z. Zeqiri, synon të:
Ruajë sigurinë e sistemit energjetik në Kosovë;
Balancojë sistemin për një funksionim optimal;
Forcojë bashkëpunimin në kuadër të 𝗕𝗹𝗹𝗼𝗸𝘂𝘁 𝗥𝗿𝗲𝗴𝘂𝗹𝗹𝘂𝗲𝘀 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶-𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈ (𝗕𝗹𝗹𝗼𝗸𝘂 𝗔𝗞), në harmoni me sistemet e Evropës Kontinentale .

Ky partneritet strategjik forcon lidhjet tona energjetike dhe garanton një të ardhme më të qëndrueshme për rajonin tonë!