Myftar Musai, me profesion inxhinier mekanik, ka punuar për gati 42 vite në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare duke dhënë një koontribut të rëndësishëm në sistemin energjitik.
Momentet më te veçanta, inxhinier Musai i lidh me profesionin dhe mbarvajtjen e punës në Hec-e. Ai kujton me nostalgji fillimet e profesionit të tij ku ishte vetëm 24-vjeç dhe pati fatin të punonte me inxhinierë vendas dhe të huaj , gjë që ai e cilëson një shkollë të dytë.
Nga roli i specialistit, deri tek ai drejtues, Musai veçon vitet 97-99 si më të vështirët në karrierën e tij, ku përveç problemeve teknike i është dashur të qëndroi në gadishmëri në mbrojtjen e Hec Fierzë, deri sa shteti mori situatën nën kontroll.
Inxhinieri përcjell një mesazh për punonjësit e rinj të Koorporatës, të cojnë përpara punën fisnike të inxhinierave, që ka nisur me sakrificë prej vitit 1957.