Ekipi ynë i repartit mekanik përfundoi me sukses eliminimin e avarisë në sistemin e ujit teknik!

Me zëvendësimin e rregullatorit të presionit tek Agregati nr. 1, ne kemi rikthyer gatishmërinë dhe kushtet optimale të punës për këtë agregat.

Kjo ndërhyrje rrit sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit për të gjithë konsumatorët tanë.