Ekipet tona janë të përkushtuara për të siguruar funksionimin optimal të HEC-ve në çdo kohë.

Së fundmi, kemi përfunduar një ndërhyrje riparuese të rëndësishme në HEC Koman, ku është kryer me sukses ndërrimi i elektromotorit të dëmtuar tek pompa e rregullimit të vajit të RASH-it.

Ky sistem është thelbësor për funksionimin e agregatit, duke realizuar kontrollin e shpejtësisë dhe fuqisë aktive.