Administratori i KESH, Erald Elezi merr pjesë në “Energy Week Western Balkans 2024”, një ndër forumet më të rëndësishme për energjinë në rajon, ku mblidhen vendimmarrës, rregullatorë dhe ekspertë për të diskutuar të ardhmen e energjisë së rinovueshme.

Fokusi i këtij forumi ishte tek sfidat e integrimit të burimeve të rinovueshme në rrjetin energjetik, qëndrueshmërinë dhe modernizimin e infrastrukturës, si dhe bashkëpunimin rajonal për të përshpejtuar tranzicionin energjetik.

Në fjalën e tij, administratori Elezi theksoi se KESH është i përkushtuar për të garantuar sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të gjelbër.