Impianti Fotovoltaik Qyrsaq | KESH

Impianti Fotovoltaik Qyrsaq

Impianti fotovoltaik i instaluar mbi digën e Qyrsaqit, në hidrocentralin e Vaut të Dejës, përfaqëson një nga projektet më novatore të realizuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH sh.a.). Ky është projekti i parë në Shqipëri ku panelet diellore janë vendosur mbi sipërfaqen e një dige hidrocentrali, duke kombinuar në mënyrë të zgjuar prodhimin e energjisë nga dy burime të rinovueshme uji dhe dielli.

I vënë në funksion në shkurt 2022, impianti operon me efikasitet të plotë dhe kontribuon në diversifikimin e portofolit të prodhimit të KESH sh.a., duke shtuar një burim të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin në sistemin energjetik kombëtar. Projekti është zbatuar duke respektuar të gjitha standardet teknike dhe kërkesat që lidhen me sigurinë e digës dhe me ruajtjen e integritetit të veprave hidrike ekzistuese.

Ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt tranzicionit të gjelbër të sektorit energjetik në Shqipëri dhe shërben si model për nisma të tjera që synojnë shfrytëzimin e potencialeve të burimeve të rinovueshme në mënyrë efikase e të qëndrueshme.

 

OBJEKTIVAT KRYESORE TË ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT

 

Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë elektrike

KESH sh.a. prodhon tradicionalisht energji elektrike 100% nga burimet hidrike.Ky projekt përfaqëson një hap strategjik drejt zgjerimit të teknologjisë fotovoltaike dhe përdorimit të sipërfaqeve të pashfrytëzuara për prodhimin e energjisë së pastër. Ai tregon se është e mundur të kombinohen në mënyrë efektive burime të ndryshme të energjisë së rinovueshme, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e sistemit.

 

Rritja e sigurisë së furnizimit me energji

Për shkak të varësisë nga kushtet hidrike, sektori energjetik shqiptar përballet me rrezik të lartë hidrologjik dhe nevojë të përvitshme për importe energjie. Projekti i Qyrsaqit kontribuon në rritjen e sigurisë së furnizimit dhe në uljen e varësisë nga kushtet klimatike. Energjia e prodhuar nga ky impiant mjafton për të furnizuar rreth 1,900 familje shqiptare çdo vit me energji të pastër, duke reduktuar njëkohësisht ndikimin mjedisor dhe kostot e sektorit.

 

Kontribut në zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Energjisë dhe Strategjisë për Eficiencën e Energjisë

Zhvillimi i këtij projekti është në përputhje me objektivat e Strategjisë Kombëtare të Energjisë dhe të Strategjisë për Eficiencën, të cilat synojnë diversifikimin e burimeve të prodhimit dhe reduktimin e emetimeve të karbonit. Modeli i KESH tregon se investimet në energji të pastër janë ekonomikisht të përballueshme, me kthim të sigurt dhe ndikim pozitiv në mjedis e ekonomi.

 

Krijimi i njohurive dhe eksperiencës për projekte të ngjashme

Përvoja e fituar nga KESH me këtë projekt krijon një bazë të fortë teknike dhe institucionale për zhvillimin e projekteve të ardhshme fotovoltaike. Potenciali për instalime të ngjashme në struktura ekzistuese si diga, çati apo toka të pashfrytëzuara është i lartë dhe përfaqëson një mundësi të vlefshme për investime publike dhe private.

 

Shfrytëzimi efikas i hapësirave pa cënuar mjedisin

Digat e rezervuarëve janë vende optimale për instalime fotovoltaike për shkak të strukturës së tyre dhe orientimit të përshtatshëm. Projekti i Qyrsaqit demonstron se është e mundur të përdoren në mënyrë efikase sipërfaqe të pashfrytëzuara, pa pasur nevojë për ndërhyrje civile të thelluara dhe pa ndikuar negativisht në veprat hidrike apo në mjedis.

 

Kombinimi i energjisë nga uji dhe dielli

Ky projekt ofron një shembull të qartë të mënyrës sesi bashkëjetesa e dy burimeve të rinovueshme hidrike dhe diellore mund të rrisë fleksibilitetin dhe efikasitetin e prodhimit të energjisë. Kombinimi i këtyre burimeve ndihmon në sigurimin e prodhimit të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit dhe në forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik kombëtar.

Impianti Fotovoltaik në Digën e Qyrsaqit është më shumë se një investim teknik ai është një simbol i angazhimit të KESH sh.a. për tranzicionin energjetik të gjelbër dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për Shqipërinë.

Të dhënat teknike të projektit
Treguesi
Vlera
Njësia
Fuqia e Instaluar
5.14
MWp
Prodhimi mesatar vjetor (Viti 1)
7019
MWh
Jetëgjatësia e impiantit
25
Vite
real estate saranda

Kontakte

+355 42 230 888
info@kesh.al

Adresa

Rr. Viktor Eftimiu, Nr. 12, Tiranë

Kërkesë për regjistrimin

Roport mbi monitorimin e treguesve mjedisorë në HEC Vau i Dejës, HEC Koman dhe HEC Fierzë.

Me qëllim përmbushjen e pikës 3.1 “Monitorimi i mjedisit ” të ESAP (Plan Veprimi për Çeshtjet Social Mjedisore) në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet KESH sh.a dhe BERZH “Marrëveshje huaje” ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Shqipëria: Plani i ristrukturimit të KESH-it u realizua monitorimi i treguesve mjedisorë në njësitë prodhuese të KESH sh.a nga kontraktori Qendra e Monitorimit te Mjedisit bazuar ne kontraten 3630/10 date24/10/2022 per Monitorimin e Treguesve Mjedisor ne Tre Njesite e Prodhimit te KESH

Default PDF Icon

Raporti Fierza

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti Koman

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti VD

Shiko PDF

Kalendari Mjedisor 2025

Periudha kohore Përshkrimi i Aktiviteteve
Tremujori I
26 Janar
Dita Botërore e Energjisë së Pastër -Kjo ditë celebrohet për të rritur ndërgjegjësimin dhe mobilizimin global për tranzicionin drejt energjisë së pastër.
25 -27 Shkurt
Ditët Botërore të Energjisë së Qëndrueshme- Këto ditë promovojnë ndërgjegjësimin për rëndësinë e përdorimit të burimeve të pashterueshme të energjisë dhe inkurajojnë praktikat e qëndrueshme në prodhimin dhe konsumimin e energjisë.
05 Mars
Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë- Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për përfitimet e prodhimit të energjisë së gjelbër dhe përdorimin efikas të energjisë për të reduktuar ndikimin mjedisor.
22 Mars
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Ujit - Ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore, të cilat janë thelbësore për prodhimin e energjisë dhe ekosistemet.
Tremujori II
22 Prill
Dita e Tokës - Një ditë për të promovuar mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, duke përfshirë energjinë
15 Qershor
Dita Botërore e Erës – Promovon përdorimin e energjisë së erës si burim i qëndrueshëm.
Tremujori III
4 Korrik
Dita Kundër Përdorimit të Qeseve Plastike - Fushata për të reduktuar përdorimin e plastikës dhe për të promovuar alternativa më të qëndrueshme, duke ndikuar pozitivisht në mjedis dhe në sektorin e energjisë.
21 Shtator
Dita e Emetimeve Zero - Inkurajimi i veprimeve për të reduktuar emetimet e gazeve serrë dhe për të promovuar teknologji të pastra në prodhimin dhe konsumimin e energjisë.
Tremujori IV
6 Tetor
Dita Botërore e Habitateve - Ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes së habitateve natyrore dhe ndikimin e zhvillimit energjetik në to.
11 Tetor
Dita Botërore e Hidrocentralit - Një ditë për të njohur rolin e hidrocentraleve në prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.
24 Nëntor
Dita Ndërkombëtare e Mbjelljes së Pemëve - Promovimi i mbjelljes së pemëve për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për të kontribuar në balancimin e emetimeve të karbonit.

PLANET E GATISHMËRISË NË RASTET E EMERGJENCAVE

Bazuar në ligjin Nr. 8681,datë 02.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”, ligjit Nr.8756, datë 26.03.2001 “Për Emegjencat Civile“, VKM Nr.147 datë 18.03.2004, KESH sh.a, si dhe “Rregullores për Sigurinë e Digave”, neni 28, e miratuar me VKM Nr.147, datë 18.03.2004, KESH sh.a ka hartuar Planet e Gatishmërisë në rastet e Emergjencave.

 

Këto plane janë hartuar në bashkëpunim me ekspertizën vendase dhe të huaj (GNF, Spanjë) dhe në përputhje me rekomandimet e ICOLD dhe standartet ndërkombëtare.

 

Planet e Gatishmërisë në Raste Emergjencash përfshijnë:

 

I. Raportet Teknike sëbashku me anekset përkatëse të tyre.
II. Skemat Organizative për proceset e veprimeve emergjente në 4 skenarë të mundshëm.
III. Hartat e Përmbytjeve që mund të shkaktohen në zonën e pellgut ujëmbledhës Drin-Bunë gjatë operimit të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin (Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës) apo dëmtimeve të digave të tyre.

 

Gjithashtu, me ndihmën teknike të GIZ janë përgatitur edhe hartat e zonave të përmbytjeve për rastet e shkarkimit të plotave me përsëritje një herë në 100 vjet dhe një herë në 1,000 vjet, harta këto që në përputhje me përcaktimet e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe Dambave, janë përgatitur në shkallë 1:25,000

 

Planet e Gatishmërisë në Raste Emergjencash shtjellojnë dhe përcaktojnë për çdo skenar të mundshëm të rasteve të emergjencave që mund të ndodhin (për shkak të operimit dhe menaxhimit të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin në kushtet e prurjeve të mëdha, tërmeteve, apo prishjes së mundshme të ndonjë dige), detyrat dhe skemat organizative për lajmërimin në kohën e duhur nga Institucionet e përfshira në proçesin e përballimit dhe menaxhimit të emergjencave civile.

Kodi i Etikës

Kodi etik i KESH sh.a. është pjesë integrale e rregullores së përgjithshme të punës në KESH sh.a. dhe përfaqëson një përmbledhje tërësore të vlerave dhe parimeve, të cilat duhet të udhëheqin punën e përditshme të personelit të KESH. Ky kod kërkon nga punonjësit që punojnë pranë shoqërisë KESH sh.a që të zbatojnë standartet më të larta të sjelljes etike, në përputhje me vlerat e integritetit, të paanshmërisë dhe të maturisë.

 

Punonjësit e shoqërisë KESH sh.a inkurajohen të punojnë me pasion dhe me profesionalizëm për të arritur rezultate sa më të larta e të qendrueshme. Ata duhet të veprojnë me integritet gjatë gjithë veprimtarisë së tyre zyrtare dhe të shmangin çfarëdolloj sjelljeje që mund të paraqesë ndryshe punonjësit ose KESH-in.

 

KESH, me karakterin e vet demokratik, profesional dhe vlerës që i jep diversitetit, KESH orienton stafin e vet që të veprojë me tolerancë, me ndjeshmëri, me respekt dhe me paanësi kundrejt kulturës dhe profesionit të personave të tjerë, që nuk i kanë ato të njëjta me të tjerët. Për stafin e KESH, integriteti duhet kuptuar si sinonim i ndershmërisë, korrektesës, drejtësisë e besnikërisë kundrejt punës dhe institucionit.

 

Nga ana tjetër, KESH reagon ndaj çdo sjelljeje abuzive, e cila do të konsiderohet fyese për ambientin apo për persona konkretë. Punonjësit e KESH duhet të përmbushin detyrat e tyre me kompetencë dhe paanshmëri, duke zbatuar standarte të larta profesionale në kryerjen e punës së tyre dhe duke mbajtur përgjegjësi për materialet e përgatitura.

Siguria dhe shëndeti

Përgjegjësitë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për sigurinë dhe shëndetin në punë janë në përputhje me rregulloret dhe normat shtetërore të sanksionuara në Rregulloren e Sigurimit dhe Shfrytëzimit Teknik për Impiantet, Pajisjet dhe Instalimet elektrike. Në zbatim të kësaj rregulloreje, KESH ka bërë parashikmet e veta në strukturën e vet organizative, duke integruar funksionet përkatëse në nivel Qendror dhe Njësi Prodhimi.

Qëllimi i sistemit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë është rritja e sigurisë së punonjësve në ambientet e punës dhe mbrojtja e shëndetit e mirëqenies së tyre dhe personave të tjerë (publikut) që mund të ekspozohen ndaj risqeve të aktivitetit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Rreziqet kryesore ndaj të cilave ekspozohen punonjësit e KESH-it që punojnë direkt në impiantet e prodhimit të energjisë elektrike përfshijnë kryesisht goditjet nga rryma elektrike, goditjet nga eksplodimi i pajisjeve nën presion, rëniet nga lartësia, efektet e lëndëve kimike, biologjike dhe kancerogjene, zhurmat, dridhjet mekanike, fushat elektrostatike, rrezatimet jonizuese dhe optike, etj.

Rregullorja e Sigurimit Teknik dhe Mbrojtjes së Shëndetit në Punë sanksionon:

  • Vlerësimin e riskut dhe marrjen e masave të nevojshme (mjete dhe staf kompetent) për trajnimin e punonjësve për sigurinë dhe mbrojtjen në punë, përfshirë dhënien e ndihmës së parë të kualifikuar dhe transportin për në qendrën më të afërt spitalore.
    ● Sigurimim e veglave të punës, pajimeve dhe veshjeve mbrojtëse për punonjësit (çertifikuar sipas normave IP të sigurisë) dhe sigurimin e kushteve të përshtatshme në ambjentet e punës (ventilimin, ngrohjen, ndriçimin e mjaftueshëm, mobilimin, etj)
    ● Përgatitjen dhe instalimin e sinjalistikës për t’i treguar punonjësve çfarë duhet të dinë për ruajtjen e shëndetit dhe sigurinë në punë;
    ● Sigurimin e punonjësve për rastet e aksidenteve në punë përfshirë aksidentet rrugore kur punonjësi udhëton për në vendin e punës si dhe për të prekurit nga sëmundje profesionale.
    ● Regjistrimin dhe raportimin e aksidenteve në punë dhe të prekurit nga sëmundje profesionale si dhe të rasteve të rrezikshme që mund të ndodhin.
    ● Vlerësimin e riskut të dëmtimit të punonjësve nga substancat e rrezikshme dhe vendosjen e tabelave paralajmëruese dhe zbatimin e rregulloreve përkatëse të rekomandauara nga furnizuesi i tyre.

Ndërkohë që njohja dhe zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe ruajtjes së shëndetit në punë është detyrë e përhershme e përsonelit të KESH sh.a., menaxhimi i Sistemit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë përfshin në vetvete përmirësimin e vazhdueshëm dhe shërbim gjithnjë e më të kualifikuar ndaj të punësuarve në nivelin e kërkesave të kohës.

Formulari Ankesave

Apliko për Punë

ksamil village albania