Situata paraqitet nën kontroll dhe prurjet aktuale po shfrytëzohen maksimalist për prodhim energjie përmes shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve gjeneruese. KESH ka inicuar dy procedura për shitjen në tregun e parregulluar të tepricave të energjisë së prodhuar nga prurjet e mëdha. Gjithashtu po shfrytëzohen maksimalisht përfitimet që rrjedhin nga marrëveshjet e shkëmbimit dhe depozitimit.
Prodhimi ditor i 3 HEC-eve të Kaskadës është 13,000 MWh ndërsa rezerva energjitike e vendit shkon në 1,142 GWh. Tendenca në ulje e prurjeve anësore në bazenet e HEC Koman dhe HEC Vau Dejës ka vijuar edhe gjatë 12 orëve të fundit gjë që në kombinim me rregjimin e shfrytëzimit dhe të shkarkimeve të kontrolluara ka bërë të mundur që kuotat e këtyre liqeneve të mbahen brenda nivelit të lejuar të shfrytëzimit normal për periudhën.
HIDROCENTRALI I FIERZES Kuota 290.58 m Prurjet 2,050 m3/sec Prodhimi 100 MW Agr. në punë 1 Shkarkime 0 m3/sec.
HIDROCENTRALI I KOMANIT Kuota 171.61 m Prurjet 967/877 m3/sec Prodhimi 290 MW Agr. në punë 2 Shkarkime 1000 m3/sec.
HIDROCENTRALI VAU DEJES Kuota 74.84 m Prurjet 1,488/200 m3/sec Prodhimi 235 MW Agr. në punë 5 Shkarkime 1200 m3/sec