Duke falënderuar redaksinë e emisionit “Fiks Fare” për kronikën e transmetuar me 13/2/2018 që prezanton shqetësimin për ndotjen e Liqenit të Fierzës, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) përfiton nga rasti të sqarojë pozicionin e saj, në kushtet kur listohen një sërë faktorësh dhe aktorësh që kanë shkaktuar ndotjen e tij, ndërsa përgjegjësia për pastrimin e Liqenit të Fierzës zhvendoset nga organet e tjera të ngarkuara me ligj në adresë të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, pa u njohur më parë me qëndrimin e  KESH sh.a. lidhur me këtë çështje.