PËRDITËSIM
KESH vijon punën normalisht në menaxhimin e prurjeve në kaskadën e lumit Drin. Aktualisht janë angazhuar të gjitha kapacitetet gjeneruese, me një prodhim ditor prej 29,000 MWH(në ditë) duke plotësuar të gjithë nevojat për energji elektrike të konsumatorit fundor.
Niveli i liqeneve paraqitet si më poshtë:
• HEC Fierzë, 288.76 m (nga 296m niveli maksimum i lejuar)
• HEC Koman, 170.70 m (nga 176 m niveli mksimum i lejuar)
• HEC Vau Dejës, 72.14 m (nga 76 m niveli maksimum i lejuar).
Bazuar në të dhënat e orëve të fundit të Raportit Hidro- Meteorologjik, nivelet e shkarkimeve në 3 Hidrocentralet janë:
• HEC Fierzë, shkarkimet nga 400m3/s janë ndalur plotësisht.
• HEC Koman, shkarkimet nga 500m3/s janë ndalur plotësisht.
• HEC Vau Dejës, shkarkimet nga 700 m3/sek janë ulur në 300 m3/s.
KESH do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjitike të kaskadës dhe do të vijoj të marrë gjithë masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit social mjedisor në zonat e banuara.