Korporata Elektroenergjitike vijon çdo orë të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. Nisur nga intensiteti i shtuar i reshjeve në orët e fundit, si dhe për të lehtësuar situatën në pjesën e poshtme të kaskadës, KESH ka reduktuar sërisht sasinë e shkarkimeve nga Hec Vau i Dejës në 300 m3/s, ndërsa në HEC Koman janë ndërprerë shkarkimet gjatë gjithë ditës së sotme.

Situata vijon të mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve (ora 24.00) paraqitet si më poshtë:

Fierza 284.28 m

Koman 172.49 m

Vau i Dejës 74.83 m

Prodhimi vijon të jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 2400 m3/s