PËRDITËSIM I SITUATËS (të dhënat e orës 20.00)
Korporata Elektroenergjitike po vijon të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 2050 m3/s dhe shkarkimet janë sa 55% e prurjeve, konkretisht 430 m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 700m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës.
Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve ( ora 20.00) paraqitet si më poshtë:
Fierza 289.20 m
Koman 172.63 m
Vau i Dejës 75.04 m
Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, si dhe në tre agregatë në HEC Fierzë duke përmbushur totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vëndas.