PËRDITËSIM I SITUATËS ( të dhënat e orës 15.00)
Korporata Elektroenergjitike po vijon të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.
Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 1280 m3/s, ndërsa shkarkimet janë, konkretisht 430 m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 700m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës.
Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve (15:00) paraqitet si më poshtë:
Fierza 289.78 m
Koman 172.74 m
Vau i Dejës 74.21 m
Prodhimi vijon të jetë me kapacitet të plotë në të tre HEC-et e kaskadës, duke përmbushur totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vëndas.