Korporata Elektroenergjitike po vijon të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.

Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 2120 m3/s dhe shkarkimet janë sa 53% e prurjeve, konkretisht 436 m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 700 m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës.

Situata vijon të jetë në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve (ores 13.00) paraqitet si më poshtë:

Fierza 288.76 m

Koman 172.72 m

Vau i Dejës 75.18 m

Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës duke përmbushur totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vëndas.