Korporata Elektroenergjitike po vijon të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 2440 m3/s dhe shkarkimet janë sa 45% e prurjeve, konkretisht 400m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 700m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës. Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve paraqitet si më poshtë:

Fierza 288.42 m

Koman 172.72 m

Vau i Dejës 75.30 m

Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës duke përmbushur totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vëndas.