PËRDITËSIM I SITUATËS (të dhënat e orës 00:00)
Korporata Elektroenergjitike po vijon të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.
Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 1080 m3/s, ndërsa shkarkimet janë, konkretisht 445m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 500m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës.
Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve ( 00:00) paraqitet si më poshtë:
Fierza 289.97m
Koman 171.75 m
Vau i Dejës 74.15m
Aktualisht në Hec Fierzë po prodhohet energji nga 2 agregate ( nga 4 ne dispozicion) shkak pamundësia për të injektuar më shumë energji në rrjet, në Hec Koman po vijohet me kapacitet të plotë me 4 agregatë në punë dhe në Hec Vau i Dejës me 4 agregatë ( nga 5 në dispozicion ) shkak rinovimi teknologjik agregatit nr.4, proces i cili ka filluar që prej qershorit 2020. Prodhimi i energjisë në këto tre Hec-e përmbush totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vëndas.