PËRDITËSIM I SITUATËS

Situata në kaskadën e lumit Drin, datë 27.01.2021, ora 08:00 ;

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

* Hec Fierzë 290.53 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd )

* Hec Koman 173.26 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd )

* Hec Vau i Dejës 73.77 mmnd ( kuota max. 76 mmnd )

Prodhimi në të tre Hec-et është :

* Hec Fierzë, 6.865 MWh (ditor)

* Hec Koman, 13.408 MWh (ditor)

* Hec Vau i Dejës, 4.320 MWh (ditor)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1560 m3/s.

Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

* Hec Fierzë – 475 m3/s nga prodhimi, 400 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Koman – 667 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Vau i Dejës – 430m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.

KESH do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.