PËRDITËSIM I SITUATËS

Situata në kaskadën e lumit Drin, datë 25.01.2021, ora 12:00 ;

 Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

* Hec Fierzë 289.21 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd )
* Hec Koman 170.12 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd)
* Hec Vau i Dejës 71.85 mmnd ( kuota max. 76 mmnd )

Prodhimi në të tre Hec-et është :

* Hec Fierzë, 6.000 MWh (ditor)
* Hec Koman, 12.700 MWh (ditor)
* Hec Vau i Dejës, 4.000 MWh (ditor)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

 Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1560 m3/s.

Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

* Hec Fierzë – 299 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Koman – 657 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Vau i Dejës – 430m3/s nga prodhimi, 300 m3/s shkarkime nga portat.

 KESH do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.