PËRDITËSIM I SITUATËS, 11 Janar 2021
Korporata Elektroenergjitike po vijon të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve ( ora 08.00) paraqitet si më poshtë:
Fierza 285.30 m
Koman 173.58m
Vau i Dejës 74.97 m
Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 3460 m3/s . Shkarkimet nga HEC Vau i Dejës janë në sasinë 500m3/s, ose sa 27% e prurjeve totale në kaskadë, ndersa në HEC Koman shkarkimet nga portat për momentin janë 400 m3/s