Situata aktuale në kaskadën e lumit Drin paraqitet:

Prurjet natyrore në kaskadë janë 2550 m3 / s.

Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë:

* HEC Fierza -490 m3 / s nga prodhimi, 0 m3 për s shkarkime nga portat

* HEC Koman-670 m3 / s nga prodhimi, 300 m3 / s shkarkime nga portat

* HEC Vau Dejes -437 m3 / s nga prodhimi, 300 m3 / s shkarkime nga portat

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

* HEC Fierza 291.99 mmnd, (kuota maksimale. 296 mmnd)

* HEC Koman 171.79 mmnd, (kuota maksimale. 175.5 mmnd)

* HEC Vau i Dejes 74,13 mmnd (kuota maksimale. 76 mmnd)

Prodhimi në të tre HEC-et është:

* HEC Fierza, 6,434 MWh (në ditë)

* HEC Koman, 13,197 MWh (në ditë)

* HEC i Vau Dejes, 4,320 MWh (në ditë)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.