PËRDITËSIM I SITUATËS (01.02.2021, ora 08:00)
KESH po vijon të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjitike të kaskadës si dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit social mjedisor në zonat e banuara.
Shkarkimet nga Porta Hec Vau i Dejes jan ulur nga 500 m3/sec ne 400/m3sec.
Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1660 m3/s.
Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :
* Hec Fierzë – 390 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Koman – 678 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Vau Dejës – 442 m3/s nga prodhimi, 400 m3/s shkarkime nga portat.
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
* Hec Fierzë 292.14 mmnd, (kuota max. 296 mmnd)
* Hec Koman 169.62 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd)
* Hec Vau i Dejës 73.03 mmnd (kuota max. 76 mmnd)
Prodhimi në të tre Hec-et është:
* Hec Fierzë, 7.233 MWh (ditor)
* Hec Koman, 13.733 MWh (ditor)
* Hec Vau i Dejës, 4.512 MWh (ditor)
Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.