Korporata Energjetike Shqiptare (KESH) në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Hidrocentraleve (IHA) dhe e mbështetur nga Sekretariati Shtetëror i Qeverisë Zvicerane për Çështjet Ekonomike (SECO) kanë nisur një fazë të re mbështetjeje për autoritetet, investuesit, dhe korporatat e hidroenergjisë në zbatimin e praktikave të mira dhe standardeve ndërkombëtare në zhvillimin e hidroenergjisë. Kjo nismë e re, e financuar nga SECO ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e qëndrueshmërisë së projekteve të hidrocentraleve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, në 6 vende të Ballkanit Perëndimor.Ky program përfshin hartimin, dizenjimin, konsultimet me komunitetin, biodiversitetin dhe menaxhimin e rrezikut mjedisor.

Për më shumë: https://tinyurl.com/y2s4lwyc