KESH PËRFUNDON ME SUKSES PROVËN E FUNKSIONIMIT TË PORTËS SË TUNELIT NR.4 NË FIERZË.
Korporata elektoenergjitike përfundoi me sukses ditën e djeshme provën e funksionimit të portës radiale të tunelit nr. 4 në Fierzë. Në muajin shtator 2020, para fillimit të sezonit të plotave, në zbatim të Rregullores për Sigurinë e Digave dhe Rregullores së Shkarkimit, u krye testimi i kësaj porte pa ngarkesë. Në kushtet e kuotave maksimale të ujëmbledhësit të Fierzës, ditën e djeshme u krye prova e kësaj porte me ngarkesë, e cila rezultoi e suksesshme.Kjo procedurë kontrolli u krye për t’u siguruar se të gjitha kapacitetet operative të menaxhimit të plotave të jenë në gadishmëri për sigurinë e digave dhe objekteve të tyre.