Nisur nga situata hidroenergjetike e ditëve të fundit në liqenet e kaskadës së Drinit si pasojë e reshjeve të shumta dhe rritjes së temperaturave që shkaktuan shkrirje të pjesës së madhe të dëborës, KESH po ndjek në dinamikë treguesit hidroenergjetike në kaskadën e Drinit dhe informon strukturat përkatëse të pushtetit qëndror dhe lokal.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sjell në vëmëndje se Hidrocentralet në Kaskadën e Drinit janë ndërtuar për qëllimin primar të prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet shfrytëzimit me efektivitet të burimeve hidrike duke garantuar në të njëjtën kohë mbajtjen dhe rritjen e sigurisë dhe jetëgjatesise së veprave. Duke marrë parasysh rëndësinë e jashtëzakonshme të digave të ndërtuara në kaskadë dhe sidomos atë të Fierzës, kompromentimi i të cilave do të sillte pasoja katastrofike për jetën e shtetasve shqiptarë dhe ekonominë e vendit, garantimi i treguesve të sigurisë së këtyre digave merr rëndësi të veçantë.