Në kuadër të Remontit të Kushinetës Drejtuese të AG.nr 1, ekipi inxhiniero – teknik kreu me sukses shërbimin e mirëmbajtjes parandaluese për normalizimin e temperaturave të rritura të kushinetës së turbinës dhe normalizimin e vibrimeve .Kontrollet u kryen me instrument dixhital *Vibroport* 80 dhe instrument manual.Në përfundim të punimeve të remontit, temperatura e kushinetës turbinë të AG1 u normalizua, si dhe vibrimet zbritën në kufinjtë e normave teknike.
Agregati është në operim të sigurtë me ngarkesë nominale.