Anëtarësimi i KESH në EFET ( European Federation of Energy Traders )
Duke filluar nga data 7 Mars 2018, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është Anëtare e Asociuar e EFET (European Federation of Energy Traders) dhe anëtare me të drejta të plota në Regional CEE/SEE (grupimi Rajonal i Evropës Juglindore) për energjinë elektrike dhe gazin. Vendimi për miratimin e aplikimit të KESh sh.a. si anëtar i asociuar i EFET u mor nga Bordi i EFET në mbledhjen e tij të datës 7 Mars 2018.
Kjo ngjarje shënon një hap përpara në përpjekjet e shoqërisë për rritjen e kapaciteteve drejt komercializimit të veprimtarisë së saj në frymen e Planit të Reformave të ndërmarra për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike
15/03/2018