Siguria e infrastrukturave kritike ishte në fokus të panelit “Përtej pajtueshmërisë: A jemi vërtet të përgatitur?”, organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Në këtë panel, KESH sh.a. u përfaqësua nga znj. Esmeralda Kazia, Drejtoreshë e Teknologjisë së Informacionit dhe Automatizimit.

Diskutimi solli në vëmendje nevojën për kapacitete të qëndrueshme, reagim efektiv dhe koordinim mes aktorëve që mbajnë përgjegjësi për funksionimin e shërbimeve jetike.