Sot, punonjësit e KESH sh.a morën pjesë në trajnimin e organizuar nga ASPA mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Trajnimi u përqendrua tek korniza ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, roli i etikës institucionale dhe parimet e mosdiskriminimit dhe barazisë para ligjit.

Ky aktivitet synon forcimin e profesionalizmit, integritetit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit publik që ofron KESH.