KESH ka vënë në dispozicion për konsultim publik Raportin Përmbledhës të Çështjeve Mjedisore për Projektin e Rehabilitimit të Hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Dokumenti paraqet informacion për qëllimin e projektit, alternativat e rehabilitimit, ndikimet e mundshme në mjedis dhe komunitet, si dhe masat e propozuara për parandalimin dhe zbutjen e tyre.

Edhe pse projekti nuk i nënshtrohet ligjërisht një procesi formal konsultimi, KESH zhvillon këtë konsultim vullnetar, në frymën e transparencës dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Ftojmë qytetarët dhe palët e interesuara të lexojnë dokumentin dhe të dërgojnë komentet apo sugjerimet në adresat : Christina.Terova@kesh.al; dhe Fatos.Bundo@kesh.al

Gjeni në vijim raportin: