KESH mirëpriti drejtuesit dhe përfaqësuesit e Bordit të KEK, një takim me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe adresimin e sfidave të përbashkëta në sektorin energjetik. Diskutimet u përqendruan në konsolidimin e partneritetit, zgjerimin e fushave të bashkëpunimit dhe koordinimin për zgjidhjen e sfidave të sektorit. KESH mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimit rajonal në energji.