Gjatë “Javës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor 2025” në Budva, Mali i Zi, KESH mori pjesë në panelin për projektet hibride dhe rolin e tyre në forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik.
KESH u përfaqësua nga z. Ermal Nuri, Drejtor i Divizionit Teknik, i cili foli mbi prioritetet teknologjike të projekteve hibride, integrimin e ruajtjes së energjisë dhe uljen e varësisë nga importet.
KESH vijon të jetë një aktor kyç në tranzicionin e gjelbër, duke ndërtuar ura bashkëpunimi për një të ardhme energjetike më të qëndrueshme në rajon.


