Në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2025, i zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, KESH, përfaqësuar nga znj. Rakela Llanaj, mori pjesë në panelin mbi optimizimin e tregut balancues në kushtet e rritjes së kapaciteteve nga burimet e rinovueshme, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit të sistemit energjetik dhe integrimit të energjisë së gjelbër përmes fleksibilitetit, koordinimit dhe inovacionit teknologjik.