Sot u zhvillua misioni i vlerësimit nga përfaqësues të KfW dhe Bankës Europiane për Investime (BEI) për projektin e rehabilitimit të plotë të HEC Vau i Dejës.

Në takim morën pjesë specialistë të KESH dhe HEC Vau i Dejës, si dhe konsulenti i përzgjedhur nga Connecta 2, përgjegjës për vlerësimin teknik, social dhe ekonomik të projektit.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të mëtejshëm të infrastrukturës sonë energjetike dhe garantimit të një prodhimi të qëndrueshëm dhe të sigurt të energjisë në vend.