Fëmijët e shkollës “Fenix” në Tiranë festuan 1 Qershorin së bashku me KESH. Ata patën mundësinë të njihen nga afër me proceset e prodhimit të energjisë dhe rëndësinë e energjisë së pastër, duke shijuar çdo moment me kureshtje, kreativitet dhe buzëqeshje .







