Fatbardh Shkoza, me profesion  Elektriçist rrjeti punon në Sistemin Energjitik që prehj vitit 1979. Kur e pyet sesi ishte fillimi i tij në KESH, mes lotësh tregon fillimet e tij të punës në moshën 20-vjeçare, i sapo dal nga bankat e shkollësh ku u desh të përballet me punët e vështira që realizonte Brigada e Avarive në Drejtorinë e Përgjithshme të Centraleve Elektrike.
Sipas Fatbardhit punët për riparimin e shtyllave të tensionit të lartë nuk e njihnin nocionin “kohë”.
Aktualisht Fatbardhi punon në KESH si Teknik Specialist i Mirëmbajtjes dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve elektrike, hidraulike, sistemi i ngrohjes dhe ftohjes. Krahas gjithçkaje kujton me nostalgji surprizën nga stafi i KESH me rastin e 40-vjetorit të tij që ka lënë gjurmë tek ai, duke e veçuar këtë moment në vitet e tij të punës pranë Korporatës tonë