Jemi në terren, duke kryer provat e funksionimit të portave të shkarkimit për tunelet nr. 3 dhe nr. 4 në HEC Fierzë.
Ky proces përfshin monitorim dhe testimin e kujdesshëm nga ekipet tona të përkushtuara të repartit elektrik dhe mekanik të të gjithë elementeve përbërës së sistemeve të shkarkimit, për të garantuar funksionimin optimal të tyre.
Këto prova janë pjesë e strategjisë sonë për të siguruar një menaxhim të qëndrueshëm të prurjeve ujore, duke garantuar sigurinë e veprave hidroteknike.



