Abi, kështu jemi mësuar ta thërrasim ne në Korporatë. Prej vitesh ajo është buzëqeshja e parë që merr sapo hyn në KESH. Abi nisi punë për herë të parë si recepsioniste në Korporatën ElektroEnergjitike në vitin 2007 ku ende sot pas 14 vitesh, buzëqeshja e saj mbetet njësoj. Përgjatë viteve të punës ka kaluar momente të vështira dhe të lumtura por një gjë është e sigurt, që dashuria që ajo ka për punën ka bërë atë, të vi çdo ditë me buzëqeshjen e saj të sinqert. Pozicioni që ajo ka patur është një pozicion i drejtëpërdrejtë me të gjithë ne që punojmë në Korporatë por mbi të gjitha në marrdhëniet me 4 Administratorët që Abi ka punuar. Ajo vë theksin tek respekti që drejtuesit kanë treguar karshi saj. Afro një vit, Abi ka kaluar në Departamentin e Shërbimeve /shërbimet mbështetësë dhe është mirënjohëse për detyrën e re që i është besuar.