“𝐓𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐬𝐡 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐄𝐒𝐇 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐭, 𝐧𝐝𝐞𝐫, 𝐩𝐫𝐢𝐯𝐢𝐥𝐞𝐠𝐣 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐤𝐞̈𝐧𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐨𝐧 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐧”

Mehmet Dedja, punonjësi ynë që në korporatë ndryshe e quajnë “memoria e KESH”, pasi vetë pozicioni i tij është i tillë. Ai punonën në Sekstorin e Logjistikës , si magazinier në SL Durrës. Eksperienca e tij e punës ka filluar në vitin 1982 në degën e Furnizimit të Energjitikës në Portit Detar të Durrësit, nga ku kalonin të gjitha furnizimet e planizuara në adresë të Energjitikës përfshirë Hec-et, nafta , minierat e qymyrëve. Nga viti 93’ deri më sot është magazinier në Magazinat qëndrore të Kesh.Në këto 40 vite punë në Kesh, Meti shprehet se momentet e lumtura dhe ato të vështira kanë ecur thuajse parallel ku veçon vitin 97’. Në atë kohë, për shkak të situatës, SL Durrës u braktis nga rojet dhe atij i’u desh të qëndronte më shumë se 4 ditë për të ruajtur objektin dhe mbi të gjitha materialet për të cilat ishte përgjegjës. Sot, ai feston 63 – vjetorin e lindjes, dhe stafi i KESH përmes këtij profili i uron jetë të gjatë.