đŠđžÌˆđŠđ›đžÌˆđ§đ đźđ„ đ©đžÌˆđ« đ­đžÌˆ đšđ«đ«đąđ­đźđ« đ©đžđ«đŸđžđ€đŹđąđšđ§đąđ§ 𝐞 𝐚𝐬𝐚𝐣 đȘđžÌˆ đ›đžÌˆđ§ đ§đžÌˆ đ©đźđ§đžÌˆ 𝐝𝐡𝐞 đ§đžÌˆ đŁđžđ­đžÌˆâ€Š

Shahin Pasholli, inxhinieri fjalĂ« pak dhe i pĂ«rkushtuar nĂ« punĂ«, padiskutim gĂ«zon respektin e tĂ« gjithĂ« kolegĂ«ve. Shahini menjĂ«herĂ« pas mbarimit tĂ« shkollĂ«s sĂ« mesme nisi punĂ«. NĂ« vitet 76 -77 Shahini punoi si “Specialist i Mirmbajtjes tĂ« Makinerive tĂ« RĂ«nda” nĂ« Kantierin e ndĂ«rtimit nr.3 Hec FierzĂ«.NĂ« 83â€Č ai filloi punĂ« si Teknik i Kualifikuar dhe Inxh.Projektues i Veprave tĂ« IndustrisĂ« sĂ« RĂ«ndĂ« Kimike pranĂ« ISPTK TiranĂ« dhe kĂ«tĂ« post e mbajti pĂ«r 10 vite me rradhĂ«. NĂ« vitin 2007 nisi punĂ« nĂ« KESH nĂ« Departamentin e PMU kur Tec-i i ri VlorĂ« ishte nĂ« fazĂ«n ndĂ«rtimore. PĂ«rgjatĂ« viteve nĂ« KESH ka mbajtur dhe pozicionin Shef Sektori i Zhvillim – Planifikimit.Shahini tregon se ka patur momente dhe eksperienca tĂ« lumtura nĂ« Mbikqyrjen me sukses tĂ« dy Kontatave tĂ« KESH, njĂ«ra nĂ« Hec FierzĂ« e tjetra nĂ« Hec Vau DejĂ«s kjo sepse pĂ«rveç kontributit nĂ« perfundimin me sukses tĂ« punimeve tĂ« zbatimit Ă«shtĂ« angazhuar dhe nĂ« pĂ«rmirĂ«simin cilĂ«sor tĂ« anĂ«s projektuese tĂ« kĂ«tyre Kontratave. Edhe pse rreth 15 vite nĂ« KESH, sipas tij nĂ« kĂ«tĂ« KorporatĂ« ka gjithmonĂ« gjĂ«ra pĂ«r tĂ« mĂ«suar pavarsisht eksperiencĂ«s sĂ« gjatĂ«, vjen nĂ« punĂ« me tĂ« njĂ«jtin emocion çdo ditĂ«.