Çfarë përfaqëson?

Vau i Dejës është hidrocentrali i parë që u ndërtua mbi lumin Drin dhe ndodhet në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë, në rrjedhën e poshtme të lumit Drin, në Grykën e Vaut të Dejës, rreth 18 km nga qyteti i Shkodrës. Duke qënë se Vau i Dejës është hidrocentrali më i poshtëm me digë dhe liqen në kaskadën e Drinit, rëndësia e tij përveç prodhimit të energjisë elektrike, lidhet edhe me ndikimin që ka liqeni i Vaut të Dejës në ultësirën e nën Shkodrës. Shkarkimet e ujit nga ky liqen kanë ndikim kryesor në përmbytjet që ndodhin në ultësirat e Lezhës dhe Shkodrës.

Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 1967. Ky impiant është vënë në punë në dy faza: Ag. 1, 2 dhe 3 në vitin 1970, ndërsa Ag. 4 & 5 në vitin 1975.

Treguesit Teknik Hec Vau i Dejës

Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 1967. Ky impiant është vënë në punë në dy faza: Ag. 1, 2 dhe 3 në vitin 1970, ndërsa Ag. 4 & 5 në vitin 1975. HEC Vau i Dejës është i tipit me digë dhe liqen. Për krijimin e liqenit të Vaut të Dejës janë ndërtuar 3 diga të veçanta: Diga e Qyrsaqit, me lartësi 46.4m dhe gjatësi 440m, është e tipit; pjesërisht gravitacionale prej betoni dhe pjesërisht me mbushje me material vendi të formacionit gëlqeror. Në pjesën prej betoni të Digës janë vendosur 4 shkarkuesit sipërfaqësor me portat radiale, si dhe Vepra e Marrjes me dy porta me segmente nga të cilat dalin 5 tubacionet e prurjes së ujit në agregatet e centralit. Kapaciteti maksimal i shkarkuesve është 3500 m3/s ndërsa kapaciteti i përpunimit të ujit në agregatë është 4 X 113 m3/s. Diga e Zadejës, me lartësi 60m dhe gjatësi 390m, është e tipit me mbushje me material vendi të formacionit gëlqeror. Në këtë digë ndodhet edhe një shkarkues me tunel dhe portë me segmente që ka një kapacitet prej 3200 m3/s. Diga e Rragamit ka një lartësi 34m dhe gjatësi 320 m. Kjo digë është e tipit me mbushje me material vendi të formacionit gëlqeror dhe flish. Në këtë digë nuk ndodhen vepra hidrike, ajo shërben vetëm si barrierë për mbajtjen e ujit. Vëllimi maksimal i liqenit të Vaut të Dejës është 580 milion m3, sipërfaqja e tij është 25 km2 dhe ai ngjitet nga gryka e Vaut të Dejës për rreth 27km në luginën e Lumit Drin, deri në afërsi të hidrocentralit të Komanit. Niveli maksimal i lejuar i ujit në liqen është 76m m.n.d. ndërsa niveli minimal i operimit është 63 m m.n.d. Vëllimi aktiv i liqenit është 263 milionë m3 ujë. HEC-Vau i Dejës si pjesë e kaskadës së Drinit është parashikuar si vepër e klasit të parë përsa i përket nivelit të rrezikut. Prurja maksimale, me siguri, 1 herë në 10000 vjet është llogaritur 10000 m3/sek. Aftësia shkarkuese e përgjithshme e Hec Vau Dejës në kuotën 76 m është rreth 7500 m3/sek.

Treguesit Teknike të Projektimit
Fuqia e Instaluar5 x 50 MWGjerësia e KreshtësH 21m. L 270m
Numri / Tipi i Turbinave5 “Francis” VertikaleVolumi i Digës3.5 Milion m3
Përpunimi i ujit5 x 113.0 m3/sekNiveli maksimal i ujit76.0 m nnd
Prodhimi vjetor mesatar1,000 GWhNiveli minimal i punës61.0 m nnd
Klasifikimi sipas rrezikutKlasi – 1 -rëSip. e pellgut mbledhës14,173 km2
Periudha e ndërtimit1965 – 1973Prurja mesatare vjetore310 m3/sek
Viti i Mbushjes së Liqenit1970Vëllimi total i Rezervuarit580 Milion m3
Tipi i DigësBeton & material vendiVëllimi aktiv i Rezervuarit263 Milion m3
VendndodhjaV42°00148″/L19°38’9″Kapaciteti i shkarkuesve6,700 m3/sek
Lartësia e Digës79.0 m nndNumri i shkarkuesve5
Kreshta e DigësH 60m, L 380m, W 330mTipi i shkarkuesvePorta Radiale
Gjatësia e KreshtësH 54m, L 548m, W 230m
Parametrat teknike te shfrytezimit HEC Vau i Dejes
Kapaciteti i instaluar (5 Ag.)250 MW
Fuqia nom. e Gjeneratorëve 50 MW
Rënia nominale52 m
Konsumi nominal i ujit113 m3/s
Prodhimi mesatar vjetor
Që nga vënia në punë872,095 MWh
Mesatarja (1994-2015)962,967 MWh
Mesatarja (2004-2015)989,749 MWh
Minimali (1990)610,540 MWh
Maksimali (2010)1,511,200 MWh
Prurja mesatare vjetore
Që nga vënia në punë278 m3/s
Mesatarja (1994-2015)295 m3/s
Mesatarja (2004-2015)314 m3/s
Niveli mesatar vjetor
Niveli minimal ( Shkurt 1999)67.91 m
Niveli maksimal ( Shator 2005)75.33 m