Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, (i ndryshuar); ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); Politikën e Burimeve Njerëzore në KESH sh.a, Shoqëria KESH sh.a shpall konkursin për vend të lirë pune “Teknik Specialist Ekspert” në Sektorin e Projekteve të Reja, Departamenti i Zhvillimit të Burimeve Gjeneruese, Divizioni  Teknik.  

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë

Kualifikimi Minimal / Kompetencat

  • Diplome Universitare MSC apo MP ne Shkencat  Inxhinierike (Ndertim/Hidroteknike);
  • Të ketë eksperiencë pune;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të përdorë lirisht programet bazë në kompjuter;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe koordinuese, gjithashtu të ketë aftësi për të punuar në grup.

Përshkrimi i shkurtër i punës

  • Njihet në mënyrë të hollësishme me fushën e veprimtarisë së sektorit përbërës ku ai punon dhe të departamentit në përgjithësi;
  • Merr detyra dhe udhezime nga shefi i sektorit në funksion të realizimit të objektivave të sektorit;
  • Zbaton detyrat e ngarkuara sipas procedurave në fuqi, sipas manualit përkatës të vendit të punës si dhe sipas planeve të punës të miratuara nga Drejtori i Departamentit;
  • Mban shënime dhe informon eprorin direkt mbi rezultatet e punëve në vazhdim dhe mbi vështirësitë e hasura në lidhje me to;
  • Angazhohet në rritjen e kualifikimeve të tij profesionale në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke synuar sjelljen e risive në punën e tij të përditshme;
  • Çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Shefi i Sektorit.

Paraqitja e dokumentave

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 06.12.2024, në Departamentin e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:

  • Kërkesën për aplikim
  • Curriculum Vitae
  • Çertifikatë përbërje familjare
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
  • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
  • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
  • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore

    Resume*

    Cover Letter


    Për procesin e rekrutimit, KESH do të përpunojë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave.
    Për më shumë informacion, ju lutem lexoni Deklarata e privatësisë së të dhënave.