Shpallje vend i lirë pune
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “P...
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, (i ndryshuar); ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); Politikën e Burimeve Njerëzore në KESH sh.a, Shoqëria KESH sh.a shpall konkursin për vend të lirë pune “Ndihmes Turbinist” në Sektorin e Shfrytëzimit, Njësia Prodhuese HEC Fierzë.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë
Kualifikimi Minimal / Kompetencat
- Arsim Profesional Mekanike;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese;
- Kualifikime të tjera (kanë përparësi).
Përshkrimi i shkurtër i punës
- Nd/turbinisti është përgjegjës per shfrytezimin brenda kushteve teknike të paisjeve që ndodhen në sallën e Turbinave
- Detyrat e nd/turbinistit
- Të njohë dhe të zbatojë rregulloret e shfrytëzimit të agregatëve dhe paisjeve ndhmëse, parimin e punës, anën funksionale të tyre.
- Të njohë rregulloren e sigurimit teknik dhe MNZ-se, si dhe detyrat që rrjedhin prej tyre.
- Të zbatojë urdhërat e turbinistit dhe dispecerit te centralit, të dhënë me gojë ose të shënuara në librin e urdhërave.
- Të mbajë rregull, disiplinë dhe pastërti në ambjentet e punës duke mos lejuar persona të tjerë në vendin e punës.
- Të mirëmbaje veglat dhe paisjet e punës sipas inventarit.
- Një herë ne vit do ti nënshtrohet me shkrim provimit për vendin e punës të organizuar nga drejtoria dhe do të paiset me lejen përkatëse të ushtrimit të vendit të punës.
- Të pasqyroj në librin e parametrave të dhënat e aparateve matëse.
- Të kontrollojë herë pas here gjatë turnit parametrat e agregatëve e paisjeve ndihmëse pavarësisht nëse janë në punë apo jo dhe ti krahasojë ato me parametrat e mëparshëm, duke marrë masa menjëherë në rast se vërehen devijime nga parametrat normale dhe për këtë lajmërohet ing. i turnit.
- Të njoftoje dispeçerin e centralit për të gjitha anomalit, difektet e vrejtura dhe ndërprerjet e punës së agregatëve, paisjeve ndihmëse dhe të pasqyrojë në librin e bisedimeve operative saktë kohën dhe rrethanat e ndodhjes së tyre.
- Të zbatoi urdhërin e dispecerit te centralit për kontrollin, përgatitjen për lëshimin, ndalimin e agregatëve e paisjeve ndihmëse të raportoi dhe të jetë në gatishmëri për veprime të tjera.
- Pas përfundimit të remonti në agregat dhe paisje të tjera duhet të asistoje në kontrollin përfundimtare dhe të marren të gjitha masat e sigurimit teknik për kalimin e agregat dhe paisje në shfrytëzim deri në lëshimin e tij.
- Gjatë shërbimit të mos merret me punë të tjera që nuk hyjnë në detyrat e shërbimit si: (lexim gazete, libri ose telefoni/internet, bisedime me persona të jashtëm etj).
- Nd/turbinisti në mënyrë të vazhduar duhet të kontrollojë agregatet dhe paisjet për:
- Gjëndjen e bashkimeve me bullona, hermetizimin e lidhjeve në tubacionet e ujit, ajrit dhe vajit.
- Rrotullimin e qetë të agregatit, pa rrahje dhe vibrime.
- Gjëndjen e kushinetave, nivelet e vajrave dhe temperaturën e tyre.
- Gjëndjen e transmisioneve, xhuntove dhe fllanxhave lidhëse.
- Gjëndjen e sistemit të rregullimit.
- Gjëndjen e spinotave të sigurisë.
- Funksionimin normal të nyjes së hermetizuesit në kapak të turbinës.
- Nivelet e ujit në kapak të turbinës, puseta dhe galeri.
Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 05.12.2024, në Departamentin e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:
- Kërkesën për aplikim
- Curriculum Vitae
- Çertifikatë përbërje familjare
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
- Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore