Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, (i ndryshuar); ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); Politikën e Burimeve Njerëzore në KESH sh.a, Shoqëria KESH sh.a shpall konkursin për 3 (tre) vende të lira të punës “Pompist-Kompresorist ” në Sektorin e Shfrytëzimit, Njësia Prodhuese HEC Fierzë.  

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë

Kualifikimi Minimal / Kompetencat

  • Arsim Profesional Mekanike ose Elektrike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese;
  • Kualifikime të tjera (kanë përparësi).

Përshkrimi i shkurtër i punës

Pompist-Kompresorist pergjigjet per shfrytezimin brenda kushteve teknike te paisjeve si: kompresore, pompa thellesie dhe dranazhi, te sistemeve te ajrit, vajit dhe ujit.

Detyrat e “Pompist-Kompresorist”;

  • Kontrollon ne menyre te vazhdueshme bakoportat e dhomes spirale dhe tubit thithes;
  • Ka varesi prej Turbinistit dhe Dispecerit te centralit;
  • Ushtron ne menyre te vazhdueshme dhe periodike kontrolle teknike tek paisje dhe i shenon ato ne librin operativ perkates;
  • Regjistron cdo ore parametrat e kompresoreve PL, PU, presionin ne rezervuarin e ajrit qe ndodhet ne dalje te grupit te kompresoreve;
  • Vrojton ne stacionin e komprimimit per zhurma, filtrime ajri dhe vaji, vibrime to rritura, rregjimin e punes te grupit motor-kompresor, ne rast se veren dicka shqetesuese ja ben prezent turbinistit dhe
  • Dispecerit te centralit cdo ore ve ne pund pompat e thellesise dhe drenazheve, kontrollon rregjimin e punes, zhurmat, vibrimet, mbylljen e valvulave te moskthimit dhe i pasqyron ne librin operativ;
  • Kontrollon dhe shenon cdo ore, nivelin e ujit ne puset e thellesise dhe drenazheve dhe gjendjen e bakoportave te dhomes spirale dhe te tubit thithes;
  • Kontrollon rregjimin e punes se pompave te thellesise dhe te drenazhit, zhurmat gjate punes, vibrimet, ne rast se veren dicka shcietesuese ja ben ate prezent turbinistit dhe Dispecerit te centralit;
  • Ben kontrollin e mbylljes se valvules se moskthimit ne tubacionin e dergimit te pompave;
  • Kontrollon kompresatoret e tubacionit sjelles te cdo agregati;
  • Pervec kontrolleve periodike (cdo nje ore) personeli pompist kompresorist duhet te kryeje edhe kontrolle te tjera shtese ndaj makinerive apo paisjeve qe ai u sherben gjate procesit te leshimit apo te ndalimit te tyre;
  • Bazuar ne instruksionet e shfytezimit te makinerive dhe paisjeve qe ai u sherben, kryen jo vetem rregjistrimin e parametrave dhe te dhenave te mesiperme por ben edhe krahasimin e tyre me parametrat e lejuar, duke here per cdo rast shenimet perkatese ne librin operativ dhe duke lajmeruar turbinistin dhe inxhinierin e turnit;
  • Nje here ne vit do t’i nenshtrohet me shkrim provimit per vendin e punes te organizuar nga drejtoria dhe do te pajiset me lejen perkatese te ushtrimit te vendit te punes…

Paraqitja e dokumentave

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 05.12.2024, në Departamentin e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:

  • Kërkesën për aplikim
  • Curriculum Vitae
  • Çertifikatë përbërje familjare
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
  • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
  • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
  • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore

    Resume*

    Cover Letter


    Për procesin e rekrutimit, KESH do të përpunojë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave.
    Për më shumë informacion, ju lutem lexoni Deklarata e privatësisë së të dhënave.