Shpallje vend i lirë pune
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “P...
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, (i ndryshuar); ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); Politikën e Burimeve Njerëzore në KESH sh.a, Shoqëria KESH sh.a shpall konkursin për vende të lira pune dy “Polumbar” në Repartin Hidroteknik, Sektori i Mirëmbajtjes , Njësia Prodhuese HEC Vau Dejës, Divizioni Teknik.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë
Kualifikimi Minimal / Kompetencat
- Të ketë mbaruar arsimin e Mesem;
- Të ketë eksperience të mire të punës;
- Të ketë çertifikimin për zhytës ne thellesi i klasit të të dytë, dhe te tretë dhe drejtues i personelit zhytës;
- Të ketë aftësi të mira komunikuse,pune në grup dhe kordinimi.
Përshkrimi i shkurtër i punës
- Kryen detyrat e dhëna nga Përgjegjësi i Repartit Hidroteknik të HEC Vau Dejës për inspektimet apo aktivitetet nënujore të kërkuara nga të tre Njësitë e Prodhimit (HEC-et) Kryen inspektime apo punime nënujore në të tre Njesitë e Prodhimit bazuar në Urdhërat e dhëna me shkrim nga Drejtori Divizionit Teknik ose Drejtori i Njësise së Prodhimit të HEC Vau i Dejës.
- Detyrat e palombarit (zhytesit) janë si më poshtë:
- Pastrimi i rrjetave metalike në hyrje të tubacioneve sjellës në veprën e marrjes tek Diga Qyrsaq, diga Koman dhe diga Fierzë;
- Kontrolle dhe riparime të vogla të ndryshme tek konstruksionet metalike të rrjetave në hyrje të tubacioneve përcjellës të ujit;
- Pastrimin e vrimave të ujit tek vepra e marrjes;
- Pastrimin dhe mirëmbajtje të ndryshme të puseve të pompave të thellësisë si dhe pompave të drenazhit në sallën e makinerisë të HEC Vau Dejës;
- Pastrimin e pusetave në sheshin pranë sallës së makinerisë dhe poshtë galerisë së kabllove në HEC Vau i Dejës;
- Kontrollin dhe hermetizimin e portave të remontit në biefin e sipërm dhe të poshtëm si dhe kontrollin dhe zëvendësimin e kavove të portave të punës tek hyrjet e sistemeve të shkarkimit në HEC-e;
- Pastrimin dhe mirëmbajtjen e galerisë së drenazhit në HEC Vau i Dejës;
- Mbylljen e filtrimeve të portave të shkarkimit në digën e Qyrsaqit dhe Zadejës.
Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 07.10.2024, në Departamentin e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:
- Kërkesën për aplikim
- Curriculum Vitae
- Çertifikatë përbërje familjare
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
- Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore