Shpallje vend i lirë pune
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “P...
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, (i ndryshuar); ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); Politikën e Burimeve Njerëzore në KESH sh.a, Shoqëria KESH sh.a shpall konkursin për vend të lirë pune “Mjek Pune” në Sektorin e Shërbimeve dhe Personelit, Njësia Prodhuese HEC Vau i Dejës, Divizioni Teknik.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë
Kualifikimi Minimal / Kompetencat
- Të ketë diplomë universitare të nivelit Master në “Mjekësi të Përgjithshme ”;
- Të zotërojë licencë për ushtrimin e profesionit;
- Të ketë eksperiencë pune;
- Të ketë aftësi të mira në përdorimin e programeve kompjuterike;
- Të ketë aftësi të mira komunikuse, pune në grup dhe kordinimi.
Përshkrimi i shkurtër i punës
- Mban regjistrin shëndetësor të punonjësve ku shënohen rastet shëndetësore të punonjësve sipas kohës kronologjike dhe specifikimeve mjekësore si dhe medikametet e përdorura apo këshillat e dhëna për cdo rast për punonjësit.
- Bën një informim dhe edukim të vazhdushëm të personelit dhe punonjësve për problematikat shëndetësore në punë.
- Kujdeset vazhdimisht për mirëmbajtjen e mjeteve të punës, pajisjeve mjekësore e medikamenteve të ndryshme mjekësore.
- Kryen informim të vazhdushëm për punën e kryer dhe problematikat e hasura te eprorët.
- Të paktën një herë në vit nepermjet kontrolleve periodike mjekësore të kryera , shënimit të raporteve shëndetësore të aftësisë në punë nga mjeku i familjes apo KML sipas rastit ,bën plotësimet në kartelat mjekësore të secilit punonjës dhe kryen rekomandimet për të gjitha problematikat për këtë problem për ekzaminime të mëtejshme sipas rastit.
- Kryen vizita mjekësore për punonjësit në vendin e punës.
- Duhet të ruajë sekretin dhe konfidecialitetin e informacionit në përputhje me kuadrin ligjor.
- Duhet të respektojë rregullat e etikës në kontaktet zyrtare me eprorët dhe kolegët e tij.
- Cdo detyrë tjetër në funksion të zbatimit të rregullores së Punës së Njësisë të ngarkuar nga shefi i Sektorit dhe Drejtori i Njësisë, në zbatim të realizimit të detyrave të ngarkuara sipas rastit.
Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 07.10.2024, në Departamentin e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:
- Kërkesën për aplikim
- Curriculum Vitae
- Çertifikatë përbërje familjare
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
- Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore