Pozicioni Financiar

Pasqyra e Konsoliduar e Pozicionit Financiar
(Shumat janë në mijë Lekë, përveç se ku shprehet ndryshe)
31-Dhjetor-2020
31-Dhjetor-2029
31-Dhjetor-2029
(*)
(*)
(**)
Aktive Afatgjata
Aktive afatgjata materiale
82,655,612
84,541,879
84,198,494
Aktive afatgjata jomateriale
Aktive financiare
6,170,226
6,168,360
7,479,132
Aktive afatshkurta
Inventarë
1,468,233
1,560,321
2,014,941
Aktive financiare
12,371,235
12,200,041
11,127,138
Llogari të arkëtueshme dhe të tjera
66,509,389
61,936,514
61,265,645
Tatim i parapaguar mbi fitimin
Parapagime dhe shpenzime të shtyra
15,856
188,726
150,279
Mjete monetare në arkë e në bankë
1,046,457
985,226
1,037,702
Kapitali aksionar dhe rezervat
Kapitali aksionar
20,162,799
20,162,799
20,162,799
Shtesë Kapitali e paregjistruar
Reduktim Kapitali i paregjistruar
(4,000)
(4,000)
(4,000)
Rezerva Vlera e drejtë e Huave
3,860,466
3,860,466
4,702,728
Rezerva ligjore
2,643,824
2,643,824
2,643,824
Rezerva të tjera
55,402,062
56,346,217
54,889,816
Humbje të mbartura
(6,576,418)
(7,861,531)
(15,552,079)
Fitimi (humbja) e vitit
(93,954)
(241,006)
(7,578,459)
Detyrime afatgjata
Kredi dhe Hua
32,465,497
26,934,823
29,484,738
Tatimi i shtyrë mbi fitimin
Grante qeveritare
131,180
112,177
115,733
Detyrime të tjera afat-gjata
Detyrime afatshkurta
Llogari të pagueshme dhe të tjera
14,080,240
12,470,713
15,708,801
Kredi dhe Hua
48,165,312
52,674,574
47,542,512
Shënime (*) Operacionale (**) Të audituara
Pasqyra e Konsoliduar e Fitimit ose Humbjes dhe të Ardhurave Të Tjera Gjithëpërfshirëse
(Shumat janë në mijë Lekë, përveç se ku shprehet ndryshe
31-Dhjetor-2020
31-Dhjetor-2029
31-Dhjetor-2029
(*)
(*)
(**)
Aktiviteti Operativ
Të ardhura
5,998,987
6,907,938
16,377,111
Të ardhura të tjera
5,191,576
2,468,269
32,344
Materiale të para dhe të konsumueshme
(74,853)
(75,350)
(131,784)
Blerje energjie
(378,429)
385,208
(487,348)
Shpenzime personeli
(1,082,916)
(972,694)
(945,238)
Shpenzime zhvlerësimi dhe amortizimi
(3,541,774)
(3,547,653)
(2,335,543))
Humbje nga rënia në vlerë
(136,913)
469,000
(256,748)
Shpenzime të tjera
4,103,565
(1,949,538)
(1,785,049)
Të ardhura financiare
31,646
1,225,930
2,558,741
Shpenzime financiare
(984,260)
(3,115,813)
(2,466,783)
Kreditim i tatimit mbi fitimin
-
-
-
Shpenzime tatim fitimi
(950,160)
(783,875)
(2,981,244)
Operacionet jo të vijueshëm
Fitimi neto i periudhës nga operacionet jo të vijueshëm
-
-
-
Të tjera të ardhura gjithëpërfshirëse
Shtesë (pakësim) në rezervë nga rivlerësimi i aseteve
1,568,490
Shënime (*) Operacionale (**) Të audituara
Bilanci i Energjisë (në MWh)
Treguesit
Jan-Qer 2021
2020
2019
2018
Prodhimi neto KESH
3,446,581
3,090,199
2,979,252
5,859,025
Shkëmbimi KESH Marrje
25,506
29,519
100,086
31,839
Blerje energjie me çmime tregu (import + tregtarë vendas)
0
0
0
0
Blerje energjie për optimizim
510
78,366
56,768
81,509
OST shërbime ndihmëse (Energji Balancuese)
178,407
151,905
191,211
199,511
KOSTT Shërbime Ndihmëse
3,872
-
-
-
Disbalanca negative KESH
13,223
91
330
2,414
Shitje OSHEE Klientë Tariforë
2,321,038
3,127,608
2,993,386
3,844,248
Shitje OSHEE Humbje
0
0
-
144,972
Shitje OST Humbje
78,695
14,066
97,882
114,095
Shitje KOSTT për humbjet
3,127
4,293
0
0
Shkëmbimi KESH Dhënie
17,091
26,386
34,430
15,913
Shitje me çmime tregu (eskport + tregtarë vendas)
1,107,647
25,950
43,680
1,862,823
Shitje energji për optimizim
1,260
81,089
42,364
81,656
OST Shërbime Ndihmëse (Energji Balancuese)
105,849
68,017
114,714
100,418
KOSTT Shërbime Ndihmëse
18,063
1,160
0
0
Disbalanca Pozitive KESH
15,328
1,510
1,192
172
Balanca energjetike e parakorduar dhe e pafaturuar nga KESH sh.a
0
0
0
0

Kontakte

+355 42 230 888
info@kesh.al

Adresa

Rr. Viktor Eftimiu, Nr. 12, Tiranë

Roport mbi monitorimin e treguesve mjedisorë në HEC Vau i Dejës, HEC Koman dhe HEC Fierzë.

 

Me qëllim përmbushjen e pikës 3.1 “Monitorimi i mjedisit ” të ESAP (Plan Veprimi për Çeshtjet Social Mjedisore) në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet KESH sh.a dhe BERZH “Marrëveshje huaje” ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Shqipëria: Plani i ristrukturimit të KESH-it” në periudhën Dhjetor 2017-Janar 2018 u realizua monitorimi i treguesve mjedisorë në njësitë prodhuese të KESH sh.a nga kontraktori “VIELF STUDIO SH.P.K & ECCAT SH.P.K”.

Default PDF Icon

Raporti Fierza Anglisht

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti Fierza

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti Koman Anglisht

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti Koman

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti VD Anglisht

Shiko PDF
Default PDF Icon

Raporti VD

Shiko PDF

Kalendari Mjedisor 2025

Periudha kohore Përshkrimi i Aktiviteteve
Tremujori I
28 Shkurt - 2 Mars
Ditët Botërore të Energjisë së Qëndrueshme -Energjia e qëndrueshme është forma e fitimit të energjisë nga burime të pashterueshme.
05 Mars
Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë
22 Mars
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Ujit
Tremujori II
07 Prill
Dita Botërore e Shëndetit - Aktivitet me temë “Energji e pastër, fëmijë të shëndetshëm“
22 Prill
Dita e Tokës
Tremujori III
4 Korrik
Dita kundër përdorimit të qeseve plastike
21 Shtator
Dita e Emetimeve Zero
Tremujori IV
6 Tetor
Dita Botërore e Habitateve (Burimi: UN /e hëna e pare e Tetorit)
11 Tetor
Dita Botërore e Hidrocentralit *(Burimi : IHA)
24 Nëntor
Dita Ndërkombëtare e Mbjelljes së Pemëve
5 Dhjetor
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

PLANET E GATISHMËRISË NË RASTET E EMERGJENCAVE

Bazuar në ligjin Nr. 8681,datë 02.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”, ligjit Nr.8756, datë 26.03.2001 “Për Emegjencat Civile“, VKM Nr.147 datë 18.03.2004, KESH sh.a, si dhe “Rregullores për Sigurinë e Digave”, neni 28, e miratuar me VKM Nr.147, datë 18.03.2004, KESH sh.a ka hartuar Planet e Gatishmërisë në rastet e Emergjencave.

 

Këto plane janë hartuar në bashkëpunim me ekspertizën vendase dhe të huaj (GNF, Spanjë) dhe në përputhje me rekomandimet e ICOLD dhe standartet ndërkombëtare.

 

Planet e Gatishmërisë në Raste Emergjencash përfshijnë:

 

I. Raportet Teknike sëbashku me anekset përkatëse të tyre.
II. Skemat Organizative për proceset e veprimeve emergjente në 4 skenarë të mundshëm.
III. Hartat e Përmbytjeve që mund të shkaktohen në zonën e pellgut ujëmbledhës Drin-Bunë gjatë operimit të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin (Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës) apo dëmtimeve të digave të tyre.

 

Gjithashtu, me ndihmën teknike të GIZ janë përgatitur edhe hartat e zonave të përmbytjeve për rastet e shkarkimit të plotave me përsëritje një herë në 100 vjet dhe një herë në 1,000 vjet, harta këto që në përputhje me përcaktimet e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe Dambave, janë përgatitur në shkallë 1:25,000

 

Planet e Gatishmërisë në Raste Emergjencash shtjellojnë dhe përcaktojnë për çdo skenar të mundshëm të rasteve të emergjencave që mund të ndodhin (për shkak të operimit dhe menaxhimit të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin në kushtet e prurjeve të mëdha, tërmeteve, apo prishjes së mundshme të ndonjë dige), detyrat dhe skemat organizative për lajmërimin në kohën e duhur nga Institucionet e përfshira në proçesin e përballimit dhe menaxhimit të emergjencave civile.

Kodi i Etikës

Kodi etik i KESH sh.a. është pjesë integrale e rregullores së përgjithshme të punës në KESH sh.a. dhe përfaqëson një përmbledhje tërësore të vlerave dhe parimeve, të cilat duhet të udhëheqin punën e përditshme të personelit të KESH. Ky kod kërkon nga punonjësit që punojnë pranë shoqërisë KESH sh.a që të zbatojnë standartet më të larta të sjelljes etike, në përputhje me vlerat e integritetit, të paanshmërisë dhe të maturisë.

 

Punonjësit e shoqërisë KESH sh.a inkurajohen të punojnë me pasion dhe me profesionalizëm për të arritur rezultate sa më të larta e të qendrueshme. Ata duhet të veprojnë me integritet gjatë gjithë veprimtarisë së tyre zyrtare dhe të shmangin çfarëdolloj sjelljeje që mund të paraqesë ndryshe punonjësit ose KESH-in.

 

KESH, me karakterin e vet demokratik, profesional dhe vlerës që i jep diversitetit, KESH orienton stafin e vet që të veprojë me tolerancë, me ndjeshmëri, me respekt dhe me paanësi kundrejt kulturës dhe profesionit të personave të tjerë, që nuk i kanë ato të njëjta me të tjerët. Për stafin e KESH, integriteti duhet kuptuar si sinonim i ndershmërisë, korrektesës, drejtësisë e besnikërisë kundrejt punës dhe institucionit.

 

Nga ana tjetër, KESH reagon ndaj çdo sjelljeje abuzive, e cila do të konsiderohet fyese për ambientin apo për persona konkretë. Punonjësit e KESH duhet të përmbushin detyrat e tyre me kompetencë dhe paanshmëri, duke zbatuar standarte të larta profesionale në kryerjen e punës së tyre dhe duke mbajtur përgjegjësi për materialet e përgatitura.

Siguria dhe shëndeti

Përgjegjësitë e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare për sigurinë dhe shëndetin në punë janë në përputhje me rregulloret dhe normat shtetërore të sanksionuara në Rregulloren e Sigurimit dhe Shfrytëzimit Teknik për Impiantet, Pajisjet dhe Instalimet elektrike. Në zbatim të kësaj rregulloreje, KESH ka bërë parashikmet e veta në strukturën e vet organizative, duke integruar funksionet përkatëse në nivel Qendror dhe Njësi Prodhimi.

 

Qëllimi i sistemit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë është rritja e sigurisë së punonjësve në ambientet e punës dhe mbrojtja e shëndetit e mirëqenies së tyre dhe personave të tjerë (publikut) që mund të ekspozohen ndaj risqeve të aktivitetit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

 

Rreziqet kryesore ndaj të cilave ekspozohen punonjësit e KESH-it që punojnë direkt në impiantet e prodhimit të energjisë elektrike përfshijnë kryesisht goditjet nga rryma elektrike, goditjet nga eksplodimi i pajisjeve nën presion, rëniet nga lartësia, efektet e lëndëve kimike, biologjike dhe kancerogjene, zhurmat, dridhjet mekanike, fushat elektrostatike, rrezatimet jonizuese dhe optike, etj.

 

Rregullorja e Sigurimit Teknik dhe Mbrojtjes së Shëndetit në Punë sanksionon:

  • Vlerësimin e riskut dhe marrjen e masave të nevojshme (mjete dhe staf kompetent) për trajnimin e punonjësve për sigurinë dhe mbrojtjen në punë, përfshirë dhënien e ndihmës së parë të kualifikuar dhe transportin për në qendrën më të afërt spitalore.
    ● Sigurimim e veglave të punës, pajimeve dhe veshjeve mbrojtëse për punonjësit (çertifikuar sipas normave IP të sigurisë) dhe sigurimin e kushteve të përshtatshme në ambjentet e punës (ventilimin, ngrohjen, ndriçimin e mjaftueshëm, mobilimin, etj)
    ● Përgatitjen dhe instalimin e sinjalistikës për t’i treguar punonjësve çfarë duhet të dinë për ruajtjen e shëndetit dhe sigurinë në punë;
    ● Sigurimin e punonjësve për rastet e aksidenteve në punë përfshirë aksidentet rrugore kur punonjësi udhëton për në vendin e punës si dhe për të prekurit nga sëmundje profesionale.
    ● Regjistrimin dhe raportimin e aksidenteve në punë dhe të prekurit nga sëmundje profesionale si dhe të rasteve të rrezikshme që mund të ndodhin.
    ● Vlerësimin e riskut të dëmtimit të punonjësve nga substancat e rrezikshme dhe vendosjen e tabelave paralajmëruese dhe zbatimin e rregulloreve përkatëse të rekomandauara nga furnizuesi i tyre.

Ndërkohë që njohja dhe zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe ruajtjes së shëndetit në punë është detyrë e përhershme e përsonelit të KESH sh.a., menaxhimi i Sistemit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë përfshin në vetvete përmirësimin e vazhdueshëm dhe shërbim gjithnjë e më të kualifikuar ndaj të punësuarve në nivelin e kërkesave të kohës.

Kërkesë për regjistrimin

Formulari Ankesave

Apliko për Punë