Në HEC Koman, ekipi ynë realizon rregullisht pastrimin e mbetjeve dhe lëndëve drusore që grumbullohen para rrjetave të veprës së marrjes së ujit. Këto mbetje, kryesisht lëndë drusore, largohen për të:
-Siguruar funksionimin maksimal të Agregateve.
-Ulur riskun e avarive në linjat e ujit teknik.
Procesi monitorohet 24/7 përmes sistemit CMS në sallën e komandës, duke garantuar që gjithçka funksionon në mënyrë optimale.