KESH realizon instalimin e impiantit fotovoltaik në HEC Vau i Dejës
Diversifikimin e burimeve gjeneruese të energjisë dhe përdorimin e energjive alternative e kemi nisur nga vetja. KESH ka realizuar projektin e rradhës në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike nga energjia diellore. Ky projekt konsiston në instalimin e një impianti fotovoltaik në një nga godinat e Hec Vau Dejës. Ky impiant ka një kapacitet të instaluar 64.8 kWp dhe mesatarisht do të prodhojë 82000 kWh/vit, energji elektrike e cila do të plotësojë një pjesë të madhe të konsumit vetjak të këtij hidrocentrali.Në të ardhmen e afërt, do të realizojmë edhe dy projekte të tjera në këtë drejtim, konkretisht, ndërtimin e impiantit fotovoltaik në digën e Qyrsaqit në Hec Vau Dejës me fuqi të instaluar 5.14MWp dhe impianti fotovoltaik lundrues në rezervuarin e këtij hidrocentrali me fuqi të instaluar 12.9MWp.